Bardhi Fenster
High quality wooden products
Per ne
punetoria E themeluar ne vitin 1989, Bardhi Fenster eshte kompani e njohur per prodhimin e dyerve, dritareve, kuzhinave si dhe prodhimeve tjera dekorative. Kompania eshte e udhehequr nga nje ekipi dinamik me ide te reja e kreative.
Te gjithe prodhimet tona jane me specifikacion sipas kerkeses se klienteve. Ata jane me kualitet me te larte por me cmim me te ulet, krahasuar me prodhimet qe ofrohen ne treg. Kemi asortiman te gjere prej dyerve me te reja, dritareve si dhe kuzhinave me dizajn ekskluziv. Nga viti 1999 perdorim teknologji zvicrane dhe makina te cilat drurin e trajtojne ne menyre natyrale, gje qe produktit final i jep shkelqim te larte. Ne garantojme per kualitetin e larte, pamjen e sofistikuar dhe moderne si dhe montimin e prodhimeve tona. Ekipi jone eshte teresisht i dedikuar te plotesoje nevojat dhe deshirat e klienteve tane si dhe te vertetoje kualitetin dhe garancen per prodhimet tona.


infrastruktura

Infrastruktura
Kompania eshte teresisht e furnizuar me pajisje me te reja, komora te vecanta per trajtimin e drurit nen vakum dhe shtypje te larte per injektimin e kemikalive te cilat parandalojne hyrje te insekteve te ndryshme. Makinat per perpunim ofrojne siperfaqe te lemuar te te gjitha prodhimeve.

Materiale
Perdorim palete te gjere te drunjve ekzotike si sambo, sipo, dushk, mahagoni, cam, arre, geshtenje; pastaj medijapan, medijapan te plastifikuar, iverice, laminat etj.

 

A e dini se?
Druri si materijal ndertimor eshte kater here me efikas si izolator, nga tulla me trashesi te njejte, 15 here me efikas se betoni, 306 here nga hekuri dhe 1770 here nga alumini.














Deri 25% nga ngrohtesia mund te dale nga dritaret. Dritaret tona e zvogelojne humbjen e nxehtesise dhe kursejne te hollat ne periudhen e dimrit.
Ata gjithashtu, gjate veres e ndalojne depertimin e nxehtesise ne shtepine tuaj.